Statkraft në Shqipëri
Statkraft është investitori më i madh privat në energjinë e rinovueshme në Shqipëri dhe një nga investitoret e huaj më të mëdhenj në vend.
Në kuadër të zgjerimit në tregjet ndërkombëtare, Statkraft ka vendosur praninë e saj në Shqipëri prej vitit 2007. Prej kësaj kohe, Statkraft ka investiguar projekte të mundshme në Shqipëri, që kanë kulmuar me vendimin për investim për të ndërtuar Projektin Hidroenergjetik të Devollit.
Aktiviteti aktual kryesor i Statkraft në Shqipëri është prodhimi i energjisë elektrike të rinovueshme nga hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, pjesë e kaskadës së Devollit, si edhe optimizimi i mëtejshëm i tyre.
Një element i rëndësishëm i operacioneve në Shqipëri është tregtimi i energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës si edhe veprimtaria si operator në tregun energjisë elektrike në Shqipëri.
Operacionet në Shqipëri realizohen nëpërmjet kompanive vartëse Devoll Hydropower Sh.A. dhe Statkraft Renewables Albania Sh.p.k.
Statkraft është e hapur dhe vazhdon investigon oportunitete potenciale për të zgjeruar investimet e saj në Shqipëri dhe në Europën Jug Lindore.