Vizioni, vlerat dhe parimet tona
Teksa biznesi ynë është në evoluim të vazhdueshëm, tre vlerat tona janë konstante. Ato përcaktojnë kulturën tonë dhe janë në bërthamën e çdo gjëje që bëjmë. Na bashkojnë në vende, fusha biznesi dhe teknologji të ndryshme.
Vizioni ynë
Rinovojmë energjinë që fuqizon botën
Vlerat tona
Veprojmë me përgjegjshmëri
Përkujdesemi dhe jemi gjithmonë të vetëdijshëm, se si puna jonë ndikon tek kolegët tanë, klientët, shoqëria dhe mjedisi.
Rritemi bashkë
Jemi një Statkraft, kudo. Sjellim ekspertizën tonë, njohim vlerën e diversitetit dhe mësojmë nga çdo situatë.
Ndikojmë pozitivisht
I pranojmë sfidat, përqendrohemi në gjërat e rëndësishme dhe ofrojmë zgjidhje që sjellin ndryshime pozitive.
Parimet tona
Kodi ynë i Sjelljes shpjegon se si vlerat tona udhëheqin vendimet tona, duke na ndihmuar të sillemi në një mënyrë të qëndrueshme, etike, me përgjegjshmëri sociale dhe të jemi në përputhje me kërkesat ligjore kudo ku operojmë.
Kodi ynë i Sjelljes aplikohet për të gjitha shoqëritë e Grupit Statkraft dhe për të gjithë ata që punojnë me apo për ne.