
Dëgjesa Publike mbi Vlerësimin Mjedisor Strategjik të Lumit të Devollit
Më 25 Mars 2010, Deoll Hydropower Sh.A. mori pjesë në prezantimin dhe diskutimin publik të propozimit të Vlerësimit Mjedisor Strategjik (VMS) për Planifikimin Energjetik në Lumin Devoll. Evenimenti që u mbajt në Pallatin e Kulturës “Thoma Prifti” në Gramsh u organizua nga Ministria e Ekonomise, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) dhe në të morën pjesë shumë përfaqësues të komunitetit.
VMS, i hartuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe grupi i saj i eksertëve në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit përcakton kornizën strategjike Shqiptare të zhvillimit të hidroenergjisë në luginën e Devollit në termat e mbrojtjes mjedisore dhe sociale.
Qëllimi i VMS është:
- Të qartësojë kushtet dhe kufizimet rregulluese.
- Të diskutojë alternativën e propozuar të hidroenergjisë dhe opsionin e mos-veprimit nga një perspektivë sociale dhe mjedisore.
- To ofrojë informacione rreth oportuniteteve dhe kufizimeve për përdorimin në të ardhmen të tokës dhe zhvillimin ekonomik.
- Të identifikojë çështjet kyç që kanë nevojë për studim të mëtejshëm.
Devoll Hydropower Sh.A. do të implementojë projektin e saj me kujdes të lartë ndaj këtij dokumenti, duke respektuar natyrën, mjedisin dhe komunitetin e zonës.