Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Deputetë të Parlamentit të Shqipërisë vizitojnë sheshin e ndërtimit të HEC Moglicë

12 qer, 2018

Në 12 qershor, kryetari dhe anëtarë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit të Parlamentit Shqiptar vizituan sheshin e ndërtimit të HEC Moglicë.

Deputetët u pritën nga Z. William Burstrom, Drejtori i Projektit të HEC Moglicë, si edhe nga Z. Ronald Storhammar, Menaxher i Lartë i Financave.

"Kemi ardhur për t'u informuar rreth progresit të projektit, si edhe të mirëpresim trajtimin e shqetësimeve të Statkraft-it, nëse ka, në mënyrë që të mbështetim zhvillimin e mëtejshëm të këtij projekti strategjik", deklaroi Z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit.

Drejtori i Projektit dha një prezantim të detajuar rreth progresit aktual të punimeve të ndërtimit të HEC Moglicë; aktivitetet mjedisore dhe sociale, si edhe statusin e ndërtimit të rrugëve zëvendësuese, i cili u pasua nga një sesion frutdhënës diskutimesh me Deputetët.

Pas marrjes së trajnimit bazë për rregullat e sigurisë në punë dhe shëndetit, vizita vazhdoi në sheshin e ndërtimit të digës së Moglicës.

Diga e Moglicës do të jetë 160 metra e lartë, gjë që e bën një nga më të lartat në botë të llojit të vetë. Centrali ndodhet nëntokë dhe lidhet me rezervuarin nëpërmjet një tuneli prurje rreth 10.7 Km të gjatë. Kapaciteti i instaluar i centralit do të jetë 184 MW, i cili pritet të prodhojë rreth 450 GWh/vit.

Punimet e gërmimit në tunel pothuajse kanë përfunduar, ndërsa punimet në digë vazhdojnë me shpejtësi të kënaqshme. 260 milion euro janë investuar në HEC Moglicë deri tani me punësimin e rreth 1400 punonjësve.