
Organizohet tryezë informuese me autoritetet rreth Planit të Emergjencave të HEC Banjë
Në kuadër të Planit të Emergjencave të HEC Banjë, Statkraft organizoi një takim koordinues me autoritetet për të diskutuar dhe koordinuar Planin e Njoftimit të rasteve të Emergjencave në rrjedhën e poshtme të Banjës.
Plani synon të parandalojë dhe/ose kufizojë pasojat e padëshirueshmë, në rast të situatave të emergjencës nga përmbytjet.
Takimi u mbajt pranë ambienteve të HEC Banjë dhe në të morën pjesë përfaqësues nga 10 Bashki dhe Prefektura.
Gjatë takimit u prezantuan dhe diskutuan tre skenare kryesore të mundshme të shkarkimeve të mëdha nga HEC Banjë. Gjithashtu, u prezantua Plani i Emergjencave të HEC Banjë me harta GIS të simulimeve të zonave të prekura.
Rezervuari i HEC Banjë ka sipërfaqe totale prej rreth 14 km2, me vëllim total prej rreth 400 milion m3.