Statkraft mbështet aktivitete shëndetësore me nxënësit në zonën e projektit të Devollit
Në kuadër të Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social, Statkraft mbështeti realizimin e një aktiviteti të lidhur me shëndetin i organizuar me nxënës në zonat e HEC Banjë dhe HEC Moglicë.
Kjo iniciativë konsistoi në ofrimin e ekzaminimeve shëndetësore pa pagesë për nxënësit në shkolla të përzgjedhura për klasat 1-9 dhe u realizua në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të shëndetësisë dhe arsimit.
Aktiviteti u realizua në zonat e Gramshit dhe Moglicës dhe më shumë se 1200 nxënës që jetonë në këto zona përfituan prej kësaj iniciative. Disa nga ekzaminimet që u ofruan nuk janë të disponueshme nëpërmjet sistemit shëndetësor publik lokal dhe u ofruan për herë të parë për shumicën e nxënësve pjesëmarrës. Aktiviteti u realizua në periudhën mes tetorit 2017 dhe janarit 2018.
Kjo iniciativë u mirëprit nga komunitetet lokale të cilët ëshfaqën interes të lartë për të marrë pjesë dhe përfituar nga ky aktivitet me një nivel pjesëmarrje prej rreth 90 % të nxënësve që ju ofrua ky përfitim.