
Statkraft merr lejen për fillimin e krijimit të rezervuarit të HEC Moglicë
Më 14.05.2019 Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha miratoi autorizimin për fillimin e krijimit të rezervuarit të HEC Moglicë.
Ky miratim shënon arritjen e një objektivi madhor për këtë hap shumë të rëndësishëm në ndërtimin e HEC Moglicë. Shumë shpejt planifikohet të nisë krijimi i rezervuarit të Moglicës.
Për HEC Moglicë aktualisht janë duke përfunduar punimet e fundit dhe aktivitetet e çimentimit pranë digës. Punimet e nëndheshme në tunele kanë përfunduar, dhe instalimi i makinerive në godinën e centralit të Moglicës është në progres të mirë.
HEC Moglicë përbëhet nga një digë me bërthamë asfalti dhe mbushje me material vendi me lartësi më shumë se 160 metra, tunel derivacioni rreth 11 Km dhe Central i nëndheshëm me një kapacitet të instaluar prej 184 MW. Kur të hyjë në operim, ky HEC do të prodhojë mesatarisht 450 GWh/vit.