Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Aktivitetet Mjedisore dhe Sociale

Programi i Menaxhimit Mjedisor dhe Social (MMS) përfshin masat zbutëse mjedisore dhe sociale - jashtë zonave të ndërtimit - për Projektin Hidroenergjetik të Devollit

Këto masa janë zbatuar paralelisht me ndërtimin dhe operimin e HEC Banja dhe HEC Moglicë.

Zhvillimi i programit të detajuar MMS pason një analizë të thelluar të realizuar gjatë Vlerësimit të Ndikimeve Mjedisore dhe Sociale (VNMS) per Projektin Hidroenergjetik të Devollit nga një grup ekspertësh ndërkombëtar dhe kombëtarë.

MMS përbëhet nga tre shtylla kryesore, Mjedisi, Risistemimi dhe Zhvillimi Social të ngritura edhe në bashkëpunim të ngushtë dhe angazhim aktiv me grupet e interesit qoftë në nivel qendror apo vendor.

Ky program zbatohet nëpërmjet parametrave të vendosura në Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social i cili është shpallur publikisht.  Në këtë plan reflektohen qartësisht angazhimet e Statkraft kundrejt mjedisit, familjeve dhe personave të prekura nga projekti lidhur me zbutjen e ndikimeve të projektit dhe promovimi i oportuniteteve për zhvillim në Luginën e Lumit Devoll. Ky plan është shpallur publikisht prej Tetorit 2013 dhe është i gjindshëm nëpërmjet faqes së internetit të Statkraftit në Shqipëri dhe Zyrave të Informimit të Publikut të Statkraft në zonën e projektit.

Programi i MMS synon të përputhet me Standartet e Performancës së Korporatës Ndërkombëtare Financiare (International Finance Corporation - IFC) për Qendrueshmërinë Mjedisore dhe Sociale. Qëllimi është kundrejt garantimit që programet e MMS të zbatohen në një mënyrë që të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga projekti të kenë standarde jetese të rivendosura ose të përmirësuara si rezultat e projektit dhe si pasojë të jenë përfitues nga projekti.

Qëllimet e MMS:

  • Të identifikojë, minimizojë, zbusë dhe monitorojë ndikimet e mjedisore dhe sociale të projektit dhe të nxisë mundësi të qëndrueshme zhvillimi.
  • Të ndihmojë njerëzit e zhvendosur për të përmirësuar jetesën dhe standardet e tyre të jetesës ose të paktën për t'i rikthyer ato në nivelet para-projektit.
  • Të marrë masa për zbutjen e ndikimit në mjedis për të minimizuar ndikimet e projektit në mjedisin natyror dhe të zhvillojë shërbime të infrastrukturës mjedisore për të shmangur efektet negative si për projektin ashtu edhe për grupet kryesore të interesit.

 

Angazhimi i Grupeve të Interesit

Angazhimi i grupeve të interest është thelbësore për programin mjedisor dhe social dhe një aspect kyç në zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve.

Statkraft në Shqipëri, nëpërmjet punonjësve, kontraktorëve dhe veprimeve të saj e konsideron veten një pjesë integrale e komuniteteve ku operon dhe është përherë e angazhuar në ofrimin e informacionit për palët e interesuara. Transparenca dhe shpërndarja e informacionit konsiderohen si pjesë esenciale e proceseve të projektit dhe kyç për të arritur sukses.

Statkraft përpiqet të japë informacion të përditësuar dhe në kohë grupeve të interesit dhe palëve të tjera të interesuara në kuadër të praktikave të vendosura për angazhimin e grupeve të interesit.

Për të informuar, angazhuar dhe përshtatur, Statkraft:

  • Organizon Tryeza të Përbashkëta Informuese dhe takime të dedikuara konsultimi me grupet e interesit vendore dhe autoritetet
  • Realizon rregullisht Takime dhe Konsultime me Komunitetin në zonën e projektit më qëllim për të angazhuar dhe informuar komunitetet e prekura në vendin e tyre të jetesës që garanton një pjesëmarrje më të lartë dhe shpërndarje të informacionit
  • Paraqet dhe diskuton dokumente të zhvillimeve madhore me komunitetet e prekura në Dëgjesa Publike
  • Operon Zyra për Informimin e Publikut në Banjë dhe Moglicë
  • Operon një Mekanizëm për Shqyrtimin e Ankesave për të trajtuar ankesat dhe pretendimet e paraqitura lidhur me aktivitetet e projektit dhe operimet
  • Përditëson rregullisht faqen e saj të internetit për të ofruar informacion të përditësuar
  • Publikon materiale informuese lidhur me aktivitetet e projektit në broshura dhe fletëpalosje të cilat janë të disponueshme në Zyrat e Informimit të Publikut 

 

Risistemimi

Zbatimi i Projektit Hidroenergjetik të Devollit e ka pasur të nevojshme prekjen e tokës dhe aseteve të tjera në zonën e projektit. Me qëllim për të zbutur ndikimet e këtyre humbjeve në komunitetet lokale, Statkraft zbaton me burimet e veta programin e Risistemimit i cili është krijuar përtej procesit ligjor të shpronësimeve për interes publik me qëllim për t'ju përshtatur standardeve më të larta ndërkombëtare.

Kontrata e Koncesionit për Projektin Hidroenergjetik të Devollit e përcakton përgjegjësinë ligjore për risistemimit tek Qeveria e Shqipërisë, në kuptimin e marrjes së pronësisë dhe kompensimin për asetet në pronësi private që preken nga projekti.

Megjithëse Statkraft nuk ka përgjegjësinë ligjore për t'i realizuar këto aktivitete, në kuadër të angazhimeve të Statkraft në projektet ndërkombëtare, ky program është zhvilluar për të mbështetur familjet e prekura në vazhdimin apo përmirësimin e aktiviteteve të tyre për gjenerimin e të ardhurave në zonën e projektit.

Programi i Risistemimit i zhvilluar për Projektin Hidroenergjetik të Devollit përfshin:

  • Zhvendosjen fizike dhe kompensim për strukturat e përhershme në përdorim në tokën e prekur
  • Rehabilitim ekonomik i familjeve të prekura kundrejt rivendosjes së prodhimtarisë së humbur nga humja e tokës, për të përmirësuar (ose të paktën të rivendosen) të ardhurat dhe standardi i jetesës për ata që janë të interesuar t'i bashkohen programeve që zbatohen

Ky program mbulon ndikimet në sheshet e ndërtimit të projektit që përdoren për punimet kryesore civile, kampet e kontraktorëve si edhe të gjithë zonën e prekur nga rezervuarët.

Masat zbutëse identifikohen dhe zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me grupet e interesit përkatës. Programi i Risistemimit është program me pjesëmarrje, në të cilin Familjet e Prekura nga Projekti (FPP) konsultohen dhe angazhohen në planifikim dhe vendim-marrje lidhur me ofrimin e mbështetjes për të cilën ju njihet e drejta e përfitimit nga Statkraft. 

Ky është një proces vullnetar dhe vetëm FPP-të që ju njihet e drejta për të përfituar dhe kanë vullnet të marrin pjesë në këtë program janë konsideruar për t'u mbështetur. Një kërkesë kyç është përfshirja e FPP-ve në të gjitha etapat, dhe pjesëmarrja e tyre aktive për të garantuar një angazhim real në të gjitha aktivitetet që zbatohen.

Zëvëndësimi i Infrastrukturës Familjare

Statkraft mbështet FPP-të që përdorin struktura banese dhe struktura të tjera që preken nga projekti. Strukturat e banimit kompensohen bazuar në zëvëndësim të banesës së prekur. Në këtë kuadër, Statkraft ka ndërtuar më shumë se 50 banesa zëvëndësuese në zonën e projektit për familjet e prekura.

Strukturat e tjera në përdorim (kasolle për kafshët, magazina, apo godina në përdorim) kompensohen bazuar në një vlerë fikse për metër katror për të ndihmuar në zhvendosjen e tyre, dëmtime të mundshme gjatë transportit dhe rindërtimi në një vendndodhje tjetër.

 

Mbështetja dhe Zhvillimi i Mjeteve të Jetesës

Komponenti i Mbështetjes dhe Zhvillimit të Mjeteve të Jetesës synon të mbështesë të ardhurat dhe standardin e jetesës të përdoruesëve aktualë të tokës (pavarësisht të drejtës së pronësisë formale të tokës) që kanë ndikim të qënësishëm nga projekti në mjetet e tyre të jetesës (>10% e aseteve që gjenerojnë të ardhura),  bazuar në informacionin e mbledhur gjatë inventarit socio-ekonomik.

Është e rëndësishme të theksohet se mbështetja suplementare që ofrohet nga programi i Mbështetjes dhe Zhvillimit të Mjeteve të Jetesës jepet si mbështetje në natyrë për aktivitete që gjenerojnë të ardhura (bujqësi, blegtori, biznes dhe të tjera) me angazhimin aktiv të FPP-së dhe jo nëpërmjet kompensimit direkt me para. Mbështetja përshtatet sipas kapaciteteve, nevojave, interesave dhe humbjeve faktike.

 

Zhvillimi Social

Programi i Zhvillimit Social përbëhet nga aktivitete zbutëse dhe ndërhyrje shtesë për mbështetjen e komuniteteve lokale. Ky program synon të minimizojë si risistemimin ashtu edhe ndikimet në mjedis nga projekti nëpërmjet një game të gjerë aktivitetesh të orientuar kundrejt institucioneve publike dhe komuniteteve të prekur nga projekti në tërësi.

Ky program zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me grupet e ineresit që preken nga këto aktivitete dhe përbëhet nga disa komponentë, të tillë si:

  • Zhvillimi i Infrastruktursë
  • Shëndetësia
  • Arsimi

Programi është fokusuar kryesisht në zhvillimin e zgjidhjeve të infrastrukturës publike të cilat përveçse zbusin ndikimet e projektit i shërbejnë një zone më të gjerë dhe më shumë komuniteteve. Ndikimi i këtyre aktiviteteve i shërben një të mire më të madhe dhe ndihmon në përmirësimin e standardit të jetesës të komunitetit në tërësi.

Në kuadër të këtij programi janë ndërtuar dhe përmirësuar më shumë se 25 Km rrugë.  Veç kësaj, janë ndërtuar dhe përmirësuar edhe asete të ndryshme infrastrukture në zonën e projektit.

Si pjesë e këtij programi, Statkraft ka mbështetur vazhdimisht ndërtimin e kapaciteteve synuar si kundrejt autoriteteve ashtu edhe ndaj popullësisë vendore për rritjen e njohurive dhe aftësive duke punuar afër me partnerë lokalë si në zhvillimin ashtu edhe në zbatimin e këtyre aktiviteteve.

Janë realizuar fushata ndërgjegjësimi dhe iniciativa promovuese për rritjen e kuptimit të problematikave që lidhen me qendrueshmërinë mjedisore, shëndetin, higjenën, si edhe pritet që këto iniciativa të vijojnë në të ardhmen në kuadër të strategjisë së përmirësimit të aftësive për jetën.

Programi i Zhvillimit Social ka trajtuar gjithashtu Burimet Kulturore Fizike, duke garantuar që objektet me vlera kulturore, fetare apo arkeologjike të trajtohen në mënyrën më të përshtatshme sipas traditave lokale / legjislacionit në fuqi.

 

Programi Mjedisor

Programi Mjedisor përfshin masa zbutëse për minimizimin e ndikimeve të projektit në mjedisin natyror, zhvillim i shërbimeve të infrastrukturës mjedisore për shmangien e efekteve negative si ndaj projektit edhe ndaj grupeve kyç të interesit dhe monitorim e parametrave mjedisore.

Për shkak të ndarjeve të brendshme të përgjegjësive me organizatën e Statkraft në Shqipëri, programi Mjedisor është i kufizuar në zonat përtej zonave që mbulohen nga aktivitetet e ndërtimit të cilat janë nën përgjegjësinë e njësisë së Projektit për Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin. Ky program zbatohet paralelisht me programin Mjedisor për aktivitetet e ndërtimit të strukturave të projektit të cilat mbulohen nga Plane Menaxhimi Mjedisor të ndryshme që udhëhiqen nga kërkesat e përcaktuara në dokumentacionin e kontraktorëve/ndërtimit..

Programi Mjedisor përfshin aktivitete në zhvillimin e infrastrukturës mjedisore, monitorimin e cilësisë së ujit, pastrimi i zonës së rezervuarëve dhe pyllëzimet. Gjithashtu realizohet edhe monitorimi i biologjisë ujore për të identifikuar ndryshime të reja për shkak të krijimit të rezervuarëve si edhe në rrjedhën e poshtme.

Ndikimet kryesore në mjedis:

  • Ndryshimi i regjimit hidrologjik. Kjo do të zbutet me shkarkimet e rrjedhës minimale.
  • Krijimi i rezervuarëve do të shndërroj shtratin e mëparshëm të lumit në mjedis liqenor dhe kjo do të ketë implikime në cilësinë e ujit.
  • Humbja e mëse 800 Ha te zonave të shpërndara pyjore

Masat e detajuara të zbutjes janë përqëndruar në:

  • ipyllëzimin
  • Monitorimin e cilësisë së ujit
  • Impiant për trajtimin e ujërave të përdorura

Në çështje si trajtimi i ujërave të përdorura, pëfrshirja e Statkraft ka qenë nëpërmjet ofrimit të mbështetjes shtesë me ndërtimin e infrastrukturës mjedisore dhe zhvillimit të një skeme tarifimi për të mundësuar rekuperimin e kostove per shërbimet e operimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë kuadër, Statkraft ka mbështetur Bashkinë Gramsh nëpërmjet zhvillimit dhe financimit të studimeve të detajuara rreth sistemit aktual të ujërave të përdorura gjë që rezultoi me financimin nga ana e Statkraft të ndërtimit të një Impianti për Trajtimin e Ujërave të Përdorura në qytetin e Gramshit.

Në kuadër të komponentit të Pyllëzimit të programit Mjedisor në zonën e HEC Banjë janë pyllëzuar 276 Ha. Në zonën e HEC Moglicë janë duke u pyllëzuar 541 Ha.  Një përqindje e konsiderueshme e ketyre sipërfaqeve janë zhvilluar si "pyje sociale" me qëllimin për të mbështetur komunitetet e afërta me rritjen e aksesit tek dru-frutorët dhe arrorët.