Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Infrastruktura Zëvendësuese

Statkraft në Shqipëri ka ndërtuar ose përmirësuar 100 Km rrugë në Luginën e Lumit Devoll, në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit

Zëvëndësimi i Rrugëve Nacionale

Për shkak të pamundësisë së Qeverisë së Shqipërisë për të vendosur disa komponente kyç të infrastrukturës në përputhje me përfundimin/progresin e projektit, në vitin 2015, Statkraft mori përsipër disa prej përgjegjësive për ndërtimin e Infrastrukturës Zëvendësuese të prekur nga zbatimi i Projektit Hidroenergjetik të Devollit, me kostot e Qeverisë së Shqipërisë nëpërmjet një skeme rimbursimi.  Kjo përfshinte zëvëndësimin e dy segmenteve të rrugëve nacionale. "Rruga Banja - Gramsh dhe Ura e Trashovicës", 15.5 Km e gjatë në zonën e HEC Banjë dhe "Rruga Zëvendësuese M03, bregu verior i rezervuarit të Moglicës", rreth 15 Km e gjatë në zonën e HEC Moglicë.

 

Përmirësimi i rrugëve ekzistuese

Statkraft ka investuar nga burimet e veta një shumë të konsiderueshme financiare dhe përpjekje njerëzore për përmirësimin e rrugëve ekzistuese në Luginën e Lumit Devoll, me fokus kryesor kundrejt përmirësimit të rrugës ekzistuese nga Gramshi në digën e Moglicës e cila është rreth 40 Km e gjatë.  Është realizuar gjithashtu mirëmbajtje e rregullt prej përfundimit të saj në vitet 2013/14 për të siguruar një transport të sigurt në këtë segment gjatë fazës së zbatimit të projektit.

 

Rrugët e Mbështetjes Sociale

Përveç zëvendësimit dhe përmirësimit të rrugëve nacionale, Statkraft ka investuar me burimet e veta në ndërtimin e disa segmenteve rrugore për krijimin e aksesit të përhershëm rrugor në fshatrat e ndodhur në bregun jugor / krahun e majtë të rezervuarëve të Banjës dhe të Moglicës.

Segmentet kryesore rrugore të ndërtuar në kuadër të Programit Social janë "Rruga në Bregun Jugor të HEC Banjë", 11.5 Km e gjatë, që lidh fshatrat përgjatë bregut jugor të rezervuarit të Banjës me qytetin e Gramshit, "Segmentet rrugorë 2A dhe 2B në bregun jugor të rezervuarit të Moglicës", 12 Km të gjatë bashkërisht, që lidhin fshatrat përgjatë bregut jugor të rezervuarit të Moglicës me rrugën nacionale Gramsh-Maliq.

Këto janë zbatuar në kuadër të programit të mbështetjes Sociale në mbështetje të komuniteteve të prekura nga projekti me koston e mbuluar nga Statkraft.


Zëvendësim i infrastrukturës tjetër

Për shkak të zbatimit të projektit është ndikuar infrastrukturë ekzistuese, e cila është zëvëndësuar me kushte të përmirësuara

Procesi i infrastrukturës zëvendësuese është zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Shqipërisë.

Ky proces ka përfshirë zëvendësimin e linjave të transmetimit, ujësjellësave, shkollë, etj.. Infrastruktura zëvendësuese është krijuar para ndikimit të infrastrukturës ekzistuese dhe është me cilësi shumë më të mirë se infrastruktura e mëparshme që ekzistonte para zbatimit të projektit.

Aktivitetet për infrastrukturën zëvendësuese janë integruar edhe me programin e Zhvillimit Social për të përmirësuar infrastrukturën e re që t'i shërbente më mirë komuniteteve lokale me reduktimin e kostove të operimeve dhe mirëmbajtjes duke ofruar një cilësi shërbimesh më të lartë.