Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social në projektin RP Moglica Shtesë

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) ka angazhuar konsulentë të pavarur për të kryer një Vlerësim për Ndikimin Mjedisor dhe Social (VNMS). Ky vlerësim realizohet sipas legjislacionit shqiptar (Ligji nr. 10440, datë 7.7.2011, i ndryshuar) dhe të standardeve ndërkombëtare.

Projekti RP Moglica Shtesë

Hidrocentrali me sistemin e rezervës së pompuar Moglica Shtesë (RP Moglica Shtesë) është pjesë e Koncesionit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit. HEC Moglicë i ndërtuar nga Statkraft ka një rezervuar të madh me vëllim rreth 380 milion m3 dhe ka potencial për të zhvilluar një hidrocentral të madh me sistemin e rezervës së pompuar, si shtesë e rezervuarit ekzistues. RP Moglica Shtesë ndodhet në afërsi të rezervuarit ekzistues të HEC Moglicë dhe përbëhet nga ndërtimi i një centrali të nëndheshëm, tuneleve, digave dhe një rezervuari të epërm, duke përdorur rezervuarin ekzistues të HEC Moglicë si rezervuarin e poshtëm. Kapaciteti i instaluar i planifikuar për projektin është deri në 1620 MW (1200 MW +/- 35%). Projekti planifikohet të ndodhet në qarkun e Korçës, në bashkitë Maliq dhe Korçë. Projekti do të planifikojë dhe zhvillojë një linjë transmetimi të tensionit të lartë për të lidhur centralin me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike.

Projekti do të realizojë një studim fizibiliteti dhe një Vlerësim të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), që do të jenë nga elementet kryesore për një vendim për investimin.

VNMS në projektin RP Moglica Shtesë

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) ka angazhuar konsulentë të pavarur për të kryer një Vlerësim për Ndikimin Mjedisor dhe Social (VNMS). Ky vlerësim realizohet sipas legjislacionit shqiptar (Ligji nr. 10440, datë 7.7.2011, i ndryshuar) dhe të standardeve ndërkombëtare. 

VNMS është një vlerësim i pavarur i ndikimeve të mundshme të projektit RP Moglica Shtesë dhe shërben për të:

  • Identifikuar dhe vlerësuar ndikimet mjedisore dhe sociale në zonën e ndikuar nga projekti, pozitive dhe negative. 
  • Propozuar masa për të shmangur, ose ku shmangia nuk është e mundur, masa për të zbutur, apo kompensuar ndikimet negative në komunitetet dhe mjedisin e ndikuar. 
  • Siguruar konsultimin e përshtatshëm të komuniteteve të ndikuara rreth çështjeve që ata kanë ndikim të mundshëm. 

Konsultimet dhe studimet e VNMS

Gjatë VNMS-së do të kryhen studime në zonën e projektit, duke përfshirë biodiversitetin dhe aspektet sociale si zonat e banuara (të ndodhura në zonën e influencës së projektit).

Do të realizohet angazhimi dhe konsultimi me grupet e interesuara të projektit, duke përfshirë një proces të konsultimit me publikun bazuar në kërkesat e aplikueshme dhe praktikën e mirë. Komuniteti vendor do të ketë mundësi për t’u informuar dhe të shprehë mendimet e veta rreth projektit të propozuar gjatë procesit të VNMS.

Hapat e procesit të VNMS

VNMS siguron informacion rreth aspekteve mjedisore dhe sociale në zhvillimin dhe planifikimin e projektit dhe ndahet në disa hapa:

Faza 1 – Planifikimi Fillestar: Raporti i kontrollit (screening) dhe integrimi i procesit të VNMS në zhvillimin e projektit.

Faza 2 - Formulimi i Projektit: Procesi i Njoftimit të VNMS-së sipas kërkesave ligjore shqiptare dhe Raporti i Objektivave të VNMS-së. RP Moglica Shtesë ka realizuar fazën e Njoftimit të VNMS-së. Informacion rreth këtij hapi të VNMS-së është i disponueshëm pranë palëve të interesuara përkatëse, ose pranë Zyrave të Informimit të Publikut të DHP-së.

Faza 3 - VNMS e Fizibilitetit: VNMS në mbështetje të Studimit të Fizibilitetit të RP Moglica Shtesë. Kryerja e studimeve të nevojshme, parashikimi dhe vlerësimi i ndikimeve, përfshirë masat zbutëse të identifikuara.

Faza 4 - Raportimi i procesit të VNMS: Publikimi i Draft-Raportit të VNMS dhe Dëgjesa Publike. Rezultatet e studimeve prezantohen dhe diskutohen me publikun e gjerë.

Hartimi i Raportit Përfundimtar të VNMS: Raporti përfundimtar i VNMS përgatitet pas diskutimit publik, duke përfshirë çështjet e diskutuara nga grupet e interesit. 

PMMS – Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social: Duke përdorur Raportin përfundimtar të VNMS si bazë, PMMS harton plane të detajuara menaxhimi për masa konkrete për trajtimin e ndikimeve mjedisore dhe sociale. Gjatë përgatitjes së PMMS planifikohet të realizohen konsultime të tjera me palët e ndikuara. PMMS do të përfshijë Plane Veprimi specifike për çështjet që i aplikohen projektit.

Më shumë informacion

Informacion shtesë rreth projektit RP Moglica Shtesë dhe aktiviteteve të VNMS-së mund të merret pranë Zyrave të DHP-së për Informimin e Publikut në Moglicë dhe Banjë, në faqen e internetit të shoqërisë, ose pranë autoriteteve përkatëse.

Dokumente teknike të projektit RP Moglica Shtesë të dorëzuara nga DHP pranë autoriteteve përkatëse në kuadër të procesit të njoftimit të VNMS-së:

Kontakte rreth aktiviteteve të VNMS

Mendime të palëve të treta (publikut) rreth VNMS për projektin RP Moglica Shtesë mund të paraqiten me shkrim nëpërmjet shërbimit postar në adresën e shoqërisë:

Devoll Hydropower Sh.A., ABA Business Centre, Rruga Papa Gjon Pali II, Ndërtesa Nr. 12, Kati Nr. 12, Zyra Nr. 1206, Njësia Bashkiake Nr. 2, Kodi Postar 1010, Tiranë, Shqipëri

Ose me email në adresën: info.albania@statkraft.com

Gjithashtu mund të vizitoni Zyrat tona të Informimit të Publikut.

Zyra e Informimit të Publikut Moglicë

Diga Moglicë, Fshati Maliq-Opar, Njësia Administrative Moglicë, Bashkia Maliq, Korçë, Shqipëri

Zyra e Informimit të Publikut Banjë

Fshati Shtepanj, Njësia Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik, Elbasan, Shqipëri

Personi i kontaktit për aktivitetet e VNMS-së: 

Z. Alban Avdiu

Tel.: +355 (0) 4 450 1310

Email: info.albania@statkraft.com

Personi i kontaktit për ankesat: 

Z. Ervin Dedja

Tel.: +355 (0) 4 450 1301

Email: grievance.albania@statkraft.com

 

Rreth Devoll Hydropower Sh.A.

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit Norvegjez Statkraft. Në përputhje me një Marrëveshje Koncesioni, DHP është përgjegjëse për ndërtimin dhe operimin e Projektit Hidroenergjetik të Devollit përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë Juglindore. Marrëveshja e Koncesionit bazohet në një model BOOT (Ndërtim-Zotërim-Operim-Transferim) dhe u nënshkrua me Qeverinë e Shqipërisë në 19.12.2008, miratuar nga Parlamenti Shqiptar përmes Ligjit Nr. 10083, datë 23.02.2009, i ndryshuar.