
HEC Moglicë
HEC Moglicë është hidrocentrali më i madh në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.
HEC Moglicë është zhvilluar në zonën e bashkive Maliq, Korçë dhe Gramsh, përkatësisht në Qarkun e Korçës dhe të Elbasanit.
Zbatimi i aktiviteteve të ndërtimit filloi në vitin 2015 dhe ky hidrocentral filloi operimet tregtare në vitin 2020. Punimet u zbatuan nga kontraktorë të specializuar ndërkombëtarë dhe kombëtarë.
HEC Moglicë shfrytëzon një lartësi prej rreth 300 metra ndërmjet lartësive 650 dhe 350 metra mbi nivelin e detit. Ajo përbëhet nga diga me bërthamë asfalti dhe mbushje me material vendi me një lartësi prej rreth 167 metra e lartë, e cila është një nga më të lartat në botë të llojit të vetë. Rezervuari ka një vellim total prej rreth 380 milion m³ dhe një sipërfaqe prej rreth 7.2 km².
Centrali i Moglicës e merr ujin nëpërmjet një tuneli rreth 10.7 Km të gjatë nga rezervuari i Moglicës. HEC Moglicë përdor dy njësi të mëdha turbinash Francis dhe një turbinë të vogël për rrjedhën ekologjike pranë digës. Kapaciteti i instaluar është prej rreth 197 MW me një prodhim mesatar vjetor prej rreth 450 GWh.
Faqe të ngjashme

Projekti Hidroenergjetik i Devollit
Projekti Hidroenergjetik i Devollit është investimi më i madh privat në hidroenergji në Shqipëri në 30 vitet e fundit
Lexo më shumë

HEC Banjë
HEC Banja është HEC-i i parë që hyri në operim në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.
Lexo më shumë