Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës
Statkraft ka zbatuar një projekt inovativ kërkim-zhvillimi me panele diellore të vendosura në njësi lundruese në rezervuarin e Banjës.
Impianti ndodhet në rezervuarin e Banjës, ku Statkraft operon Hidrocentralin e Banjës, i cili ka kapacitet të instaluar 72 MW. Investimi i Statkraft në Impiantin Fotovoltaik Lundrues i Banjës është një projekt inovativ kërkim-zhvillimi me kapacitet të instaluar prej 2 MWp dhe prodhim të planifikuar vjetor prej rreth 2.6 GWh.
Impianti përbëhet nga katër njësi lundruese individuale dhe secila njësi ka një sipërfaqe prej rreth 4,000 m2 dhe ka mbi 1,500 panele fotovoltaike. Kjo teknologji fotovoltaike lundruese është zhvilluar nga shoqëria norvegjeze Ocean Sun. Përveç prodhimit të energjisë së rinovueshme, ky projekt kërkim-zhvillimi do të shërbejë edhe si bazë për të mësuar dhe vlerësuar përftimet e mundshme të kësaj teknologjie.