Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Qëndrueshmëria

Ambicia jonë është të kontribuojmë drejt një të ardhme më të qëndrueshme duke sjellë energjinë e rinovueshme pranë industrive, bizneseve, komuniteteve dhe shtëpive kudo në botë. Këtë do ta realizojmë duke investuar vetëm në energji të rinovueshme. Njëkohësisht, sjellja jonë e biznesit duhet të jetë e qëndrueshme dhe e përgjegjshme – dhe ne do të kontribuojmë në mënyrë aktive në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals - SDGs).

Për një të ardhme të qëndrueshme ne kontribuojmë kryesisht me:

  • Bërthamën e biznesit tonë – duke ofruar energji të rinovueshme
  • Praktikat e biznesit tonë – duke u sjellë në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme

Për maksimizimin e kontributit tonë, ne përpiqemi të kuptojmë ndikimin tonë, zbatojmë dhe ndjekim masa ku është e nevojshme dhe i integrojmë si pjesë e punës sonë të përditshme. Ndikimi ynë mund të jetë pozitiv ose negativ. Vështrimi i sinqertë i të dy dimensioneve dhe përpjekja e vazhdueshme për përmirësim është thelbësore në qasjen e Statkraft ndaj qëndrueshmërisë.

Bërthama e biznesit tonë

Energjia e rinovueshme është çelësi për të luftuar ndryshimet klimatike, dhe shumica e prodhimit të energjisë nga Statkraft është nga burime të rinovueshme: energji nga uji, era dhe dielli. Statkraft gjithashtu prodhon ngrohje dhe energji nga biomasa dhe gazi natyror. Prodhimi i energjisë nga gazi natyror në Europë zëvendëson prodhimin e energjisë bazuar në qymyr, që çon në emetime më të ulëta CO2 nga sektori i prodhimit të energjisë. Megjithatë, në të ardhmen ne do të investojmë vetëm në energji të rinovueshme.

Praktikat e biznesit tonë

Ne besojmë se standardet e larta të etikës i bëjnë mirë shoqërisë dhe biznesit. Jemi të angazhuar ndaj standardeve të larta të etikës në kulturën e biznesit tonë dhe në të gjitha aktivitetet tona. 

Në biznesin tonë kemi një qasje me përkujdesje për mjedisin. Kjo do të thotë se kryejmë vlerësim të riskut dhe zbatojmë masa zbutëse ku është e nevojshme. Gjithashtu, e konsiderojmë me kujdes ndikimin që kemi në mjedis, klimë dhe shoqëri, që disa herë kërkon për balancim të kujdesshëm të problematikave të ndryshme.

Ne e zhvillojmë biznesin në një mënyrë që shton vlerë për komunitetet vendore ku operojmë. Ne e kuptojmë përgjegjësinë tonë në ndërtimin e një shoqërie më të gjelbër, më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Prandaj ne e përshtatim biznesin për të mbështetur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals - SDGs).