Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Etika e biznesit dhe përputhshmëria

Ne aspirojmë të drejtojmë zhvendosjen globale drejt sistemeve me energji të rinovueshme dhe të dallohemi nga qasja jonë etike në menaxhimin e bizneseve dhe grupeve të interesit. Ne operojmë në mjedise të ndryshme dhe rregullisht hasemi me dilema etike. Punojmë shumë për të garantuar përgatitjen për trajtimin e këtyre dilemave në mënyrë të përshtatshme, në përputhje me qasjen tonë për tolerancë zero ndaj korrupsionit.

Etika: bën mirë për shoqërinë dhe biznesin

Ne besojmë se standardet e larta etike i bëjnë mirë si shoqërisë ashtu edhe biznesit, dhe jemi të angazhuar ndaj standardeve të larta të etikës në kulturën dhe në të gjitha aktivitetet e biznesit tonë. Ky angazhim është integruar në Kodin tonë të Sjelljes, Kodin e Sjelljes për Furnitorët, strategjinë dhe proceset e biznesit.

Ne kemi tolerancë zero për korrupsionin. Ne nuk ofrojmë, nuk japim, nuk pranojmë, nuk kërkojmë apo marrim ryshfete apo avantazhe të tjera të padrejta. Gjithashtu punojmë edhe për garantimin e konkurrencës së drejtë, shmangien e partnerëve të biznesit jo-etik, mbrojtjen e të dhënat personale dhe parandalimin e të gjitha formave të mashtrimit.

Ne presim që të gjithë ata që punojnë me ne t’i përmbahen standardeve tona të larta të etikës, dhe inkurajojmë raportimin e shqetësimeve si nga palët e brendshme ashtu edhe të jashtme.

Në vitin 2019 e arritëm objektivin tonë prej zero incidentesh serioze lidhur me përputhshmërinë. Jemi krenarë që e kemi arritur, por nuk e konsiderojmë detyrë të përfunduar. Në vazhdimësi përpiqemi për të garantuar një kulturë të fortë etike, dhe të veprojmë në mundësitë e përmirësimit.

Përse është e rëndësishme

Kryerja e biznesit në mënyrë etike na pajis me një licence shoqërore dhe ligjore për të operuar dhe ky është një themel i rëndësishëm për biznesin tonë. Na lejon të ofrojmë produkte të shkëlqyera me integritet dhe profesionalizëm; na lehtëson për më shumë partneritete; për të fituar më shumë kontrata dhe të tërheqim investime; dhe për të ndërtuar vullnet të mirë me komunitetet që ndikojmë. Garantimi i praktikave të biznesit të pastër është kritike për të bërë që zgjidhjet energjetike të Statkraft të jenë atraktive në afat të gjatë.

Qasja dhe iniciativat tona

Ne kemi ndërtuar një program të gjerë me aktivitete rreth etikës në biznes dhe përputhshmërinë. Programi është i bazuar në risk, dhe fokusohet në proceset me risk të lartë siç janë zhvillimi i biznesit, shkrirjet dhe blerjet e kompanive, proceset e zinxhirit të furnizimit.

Operimet tona shtrihen në një rang të gjerë tregjesh, disa prej të cilëve renditen lart në Indeksin e Transparency International për Perceptimin e Korrupsionit. Kjo nga ekspozon ndaj riskut etik dhe na nevojitet kujdes i veçantë për ta përshtatur programin tonë të përputhshmërisë për të trajtuar riskun në tregje të ndryshme.

Raportimi / sinjalizimi i shqetësimeve (whistleblowing)

Ne besojmë se të qenit të hapur dhe pasja e komunikimit të mirë në të gjithë organizatën promovon një kulturë pune më të mirë.

Raportimi / sinjalizimi i shqetësimeve (whistleblowing) kryhet për të raportuar veprime dhe shkelje që mund të jenë potencialisht të jashtëligjshme, apo të dyshuara si të jashtëligjshme dhe në shkelje të Kodit të Sjelljes së Statkraft. Shembuj të shkeljeve mund të jenë mashtrim dhe korrupsion, ngacmim dhe diskriminim, dhe shkelje të ligjeve për të drejtat mjedisore apo të njeriut, por jo vetëm.

Ne e pranojmë riskun e shkeljeve të Kodit tonë të Sjelljes dhe varemi në vullnetin e punonjësve dhe palëve të jashtme për të ngritur shqetësime me qëllim që të mbajmë standarde të larta të etikës. Punonjësit kanë të drejtën dhe përgjegjësinë për të ngritur shqetësime. Palët e jashtme, përfshirë punonjësit e kompanive partnere inkurajohen për të raportuar shqetësime.

Raportuesi / sinjalizuesi vendos se çfarë informacioni do të japi. Nuk ka kërkesa që raportuesi / sinjalizuesi të mund të vërtetojë një ndodhi, veprim apo fshehje. Megjithatë, për të na lejuar të kryejmë veprime të përshtatshme për ndjekjen e çështjeve, raportimi duhet të përfshijë sa më shumë detaje që të jetë e mundur, dhe, nëse është e mundur edhe prova mbështetëse.

Raportimi i shqetësimeve mund të bëhet nëpërmjet Kanalit tonë të pavarur të Raportimit / Sinjalizimit, që menaxhohet nga Drejtuesi i Auditit të Korporatës. Kanali i Raportimit / Sinjalizimit i ofron raportuesit / sinjalizuesit mundësinë për të raportuar në anonimitet.

Është shumë e rëndësishme për ne të garantojmë parashikueshmëri dhe besim tek të gjithë ata që ngrenë një shqetësim.

Parimet bërthamë të Statkraft në trajtimin e raporteve të shqetësimeve janë:

  • Proces i drejtë dhe objektiv
  • Mbrojtje e raportuesit / sinjalizuesit ndaj ndëshkimit
  • Mbrojtje e të drejtave ligjore të individit i cili është subjekt i raportimit
  • Konfidencialiteti
  • Mbrojtja e burimeve
  • Mbrojtje e të dhënave personale