Mjedisi
Teksa drejtojmë zhvendosjen drejt një të ardhme me energji të rinovueshme, numri i impianteve të energjisë do të rritet në mbarë botën. Ne jemi të angazhuar në menaxhimin e ndikimeve në mjedis të shkaktuar nga aktivitetet tona në një mënyrë të përgjegjshme.
Nga ndërtimi tek operimi, ne punojmë për të vlerësuar riskun mjedisor, duke vlerësuar me kujdes problematika të ndryshme, dhe duke zbatuar aktivitete zbutëse. Kur ndërtojmë centrale të reja ne përdorim praktikat dhe udhëzimet e mira ndërkombëtare, dhe kur jemi në operim, ndjekim koncesionet dhe lejet e mjedisit.