Hidroenergjia në Shqipëri
Statkraft ka investuar në ndërtimin dhe aktualisht operon hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, pjesë e kaskadës së Devollit, që përbëjnë investimin më i madh privat në hidroenergji në Shqipëri në 30 vitet e fundit.
Statkraft është e hapur dhe vazhdon të investigojë oportunitete të mundshme për të zgjeruar investimet e saj në hidroenergji dhe energji nga dielli në Shqipëri dhe në Europën juglindore.
Hidroenergjia ka shumë avantazhe, që përfshijnë:
- Emetimet e ulëta
- Eficiencë e lartë
- Jetëgjatësi e madhe
- Fleksibilitet i lartë
Ky fleksibilitet është shumë i rëndësishëm kur kombinohet me teknologji të tjera si energjia nga era. Zhvillimi dhe operimi i hidrocentraleve lehtëson përdorime të shumfishta të trupave ujore. Me shembuj si ujitja, furnizimi me ujë, transporti dhe rekreacioni.
Gjithashtu, në shumë zona kontrolli i përmbytjeve nëpërmjet rezervuarëve është shumë i rëndësishëm.