Tregtimi, Origjinimi dhe Menaxhimi i Energjisë
Statkraft është një nga tregtarët kryesorë në tregun Europian të energjisë, në më shumë se 20 vende.
Tregtimi i Energjisë
Çmimet në tregun e energjisë janë të luhatshme dhe mund të ndikohen nga shumë faktorë. Puna jonë është të dimë saktësisht kur të blejme apo shesim një produkt, dhe analizojmë sasi masive të dhënash për të kuptuar mekanizmat e tregut. Ne punojmë për një gamë të gjerë klientësh; nga prodhuesit e vegjël që shesin energjinë nga centralet e tyre, kompanitë e mëdha industriale që kërkojnë furnizim të madh dhe të qendrueshëm të energjisë, si edhe me shpërndarësit e energjisë që kërkojnë furnitorë.
Menaxhimi i Energjisë
Ju mund t'i besoni Statkraft si partner profesional në të gjitha detyrat rutine të lidhura me furnizimin fizik të energjisë (tregtimi në vend, menaxhimi i disbalancave dhe administrime të tjera të tregtimit të energjisë). Ne jemi partner i besueshëm për menaxhimin e riskut dhe tregtimin në tregun financiar të energjisë, si edhe ofrojmë informacion neutral për tregun në mënyrë që ju të keni informacion të plotë në zhvillimet e tregut të energjisë.
Misioni i Menaxhimit të Energjisë është maksimizimi i të ardhurave nga optimizimi i miksit të aseteve të portofolëve të energjisë në shitjet në tregjet në vend, bazuar në analizë themelore të tregut, analizë hidrologjike dhe klimatike, përfshirë shpërndarjen stinore, përllogaritjet e vlerave të ujit, parashikimet e prurjeve në afat të shkurtër dhe planifikimin e prodhimit në afat të shkurtër.
Tregti me integritet
Ne sillemi në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale. Ne zbatojmë legjislacionin dhe rregulloret në fuqi kurdoherë që tregtojmë. Ne përpiqemi të kemi menaxhim të fortë risku, sjellje transparente në treg dhe integritet në të gjitha shkëmbimet tona. Ne e mirëpresim "Rregulloren e Integritetit dhe Transparences në Tregun e Shitjes me Shumicë të Energjisë" (Regulation on Wholesale Energy Market Integrity and Transparency - REMIT) të bashkimit Europian e cila promovon integritetin e tregut.
Tregtimi i Energjisë në Shqipëri
Nëpërmjet kompanisë së saj vartëse në Shqipëri, Devoll Hydropower Sh.A., Statkraft është e licencuar të Prodhojë, Furnizojë dhe Tregtojë energji në Shqipëri.
Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me operatorë lokalë apo rajonalë sa i përket aktiviteteve të tregtimit të energjisë, jeni të mirëpritur të na kontaktoni në: DHPtrading@statkraft.com