Devoll Hydropower Sh.A. është shoqëria e parë në Shqipëri që publikon mesazhet urgjente të tregut lidhur me asetet e saj në platformën EEX, në kuadër të REMIT
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është anëtari i parë nga Shqipëria i platformës European Energy Exchange AG Transparency Platform. DHP ka përmbushur kërkesat për publikim sipas Rregullores për Integritetin dhe Transparencën e Tregut me Shumicë të Energjisë të BE (EU Regulation on Wholesale Energy Market Integrity and Transparency (REMIT)) duke raportuar kapacitetet tona dhe padisponueshmërinë në këtë platformë në kohë reale.
Statkraft promovon tregje të ndershëm dhe transparente:
- Ne sillemi në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale.
- Ne i përmbahemi të gjitha rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme kurdo që tregtojmë.
- Ne përpiqemi të kemi menaxhim optimal risku, sjellje transparente në treg dhe integritet në të gjitha shkëmbimet tona tregtare.
Statkraft e mirëpret Rregulloren e BE për Integritetin dhe Transparencën e Tregut me Shumicë të Energjisë (REMIT) e cila promovon integritetin në treg dhe kërkon publikimin e informacionit të brendshëm për të gjithë anëtarët e tregut njëkohësisht dhe në një mënyrë efektive dhe në kohë.
Në Shqipëri, REMIT aplikohet bazuar në Vendimin nr. 126, datë 17.05.2021 të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë “Mbi Miratimin e Rregullores për Integritetin dhe Transparencën e Tregut me Shumicë të Energjisë (REMIT)”.
Mesazhet Urgjente të Tregut (Urgent Market Messages - UMM) të DHP-së janë të aksesueshëm në adresën e mëposhtme:
https://www.eex-transparency.com/power/albania/production/availability
Rreth Devoll Hydropower Sh.A.:
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit Norvegjez Statkraft. Në përputhje me një Marrëveshje Koncesioni me Qeverinë Shqiptare, Ligji Nr. 10083, datë 23.02.2009, i ndryshuar, DHP është përgjegjëse për ndërtimin dhe operimin e Projektit Hidroenergjetik të Devollit përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë Juglindore.