Devoll Hydropower Sh.A. publikon Raportin Vjetor 2022 rreth Ecurisë së Veprimtarisë dhe Drejtimit të Brendshëm
Duke filluar nga viti 2020, Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) publikon Raportin e Ecurisë së Veprimtarisë dhe Drejtimit të Brendshëm në faqen e saj të internetit.
DHP thekson komunikimin transparent me të gjithë palët e interesuara. Informacioni që shoqëria i ofron aksionarit të saj dhe palëve të tjera të interesuara duhet të sigurojë detaje të mjaftueshme për të lejuar një vlerësim të vlerave themelore të shoqërisë dhe ekspozimit ndaj rrezikut.
Raporti i Ecurisë së Veprimtarisë dhe i Drejtimit të Brendshëm 2022 është përgatitur gjithashtu në përputhje me nenet nr. 17 dhe nr. 19 të Ligjit për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare nr. 25/2018, datë 10.05.2018.
Raporti është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të shoqërisë.